Telegrafi

Kaka falënderon fansat e Milanit

“Ishte e mrekullueshme, pikërisht si e pritja. Kam pasur momente të shkëlqyeshme në San Siro dhe kjo ishte një mbrëmje tjetër emocionuese. I falënderoj të gjithë fansat për këtë dhuratë”, ka thënë Kaka pas takimit.

“Nuk ishte e lehtë të merresh me aq shumë emocione, por unë isha i përgatitur për këtë dhe e dija se do të jetë vështirë. Do të përpiqem t’i mbaj nën kontroll këto ndjenja dhe të fokusohem në futboll”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/