Telegrafi

Kaka: E dua Barcën në finale të LK

Përkundër kësaj, braziliani thotë se do t’i pëlqente që në finale të garës prestigjioze të futbollit evropian të takohej me rivalin e Kampionatit spanjoll, Barcelonën.

“Më shumë do të më pëlqente të luaja kundër një rivali sesa kundër një skuadre të cilën ende e dua, siç është Milani”.

“Nuk është lehtë të luash kundër një ish-skuadre. Tashmë kam luajtur dy herë kundër Milanit. Tash jam në një situatë të re dhe jam i lumtur në Madrid. Prandaj do të dëshiroja të luaj kundër rivalit të brendshëm”, ka thënë Kaka për UEFA.com. /Telegrafi/