Megjithatë, zëvendëspresidenti Adriano Galliani më herët është shprehur kundër dëshirës së lojtarit, duke deklaruar se kuqezinjtë do ta kenë vështirë ta mbajnë brazilianin nëse bëhet ndonjë mega-ofertë.
“Do ta them për herë të fundit: Nuk dua të largohem nga Milan”.
“Nuk dëshiroj të them asgjë sepse mund të ndodh të keqinterpretohem ose të manipulohem”.
“Vetëm dua t’u them miliona tifozëve Rossonerë se unë e kam marrë vendimin tim: Dëshiroj të qëndroj!”.
“Unë dëshiroj të vazhdoj të fitoj me Milanin, do të qëndroj te Milan dhe kjo gjë ka marrë fund”, është cituar Kaka nga “La Gazzetta dello Sport”.