Telegrafi

Kaka do të mbyllë karrierën në Sao Paulo

26-vjeçari brazilian thotë se është duke kaluar pesë muaj të mëdhenj me Real Madridin dhe se po ashtu me sytë kah Kupa Botërore.

I pyetur për të ardhmen e tij, ish-ylli i Milanit ka thënë se dëshiron të rikthehet në Brazil.

“Për momentin do të qëndroj në Evropë. Por pas disa vitesh do të rikthehem në Brazil, po. Do të jetë Sao Paulo? Po”, ka thënë Kaka./Telegrafi/