Telegrafi

Kaka do të kthehet te Milani?

Shtypi spanjoll e ka kritikuar shumë brazilianin pas humbjes së Realit nga Athletic Bilbao, duke shkruar se nuk ia ka vlejtur të paguhen 65 milionë euro për lojtarin që nuk po e gjen formën e dikurshme.

Ndërkohë, Sportal.it spekulon se Kaka mund të kthehet te skuadra ku bëri emër.

Megjithatë, ish-lojtari më i mirë në botë ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Realin dhe largimi i tij nga Mbretërit është thuajse i pamundur. /Telegrafi/