Telegrafi

Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi

Ricardo Kaka bëri të ditur se shumë shpejt do të varë këpucët në gozhdë duke lënë futbollin e luajtur.

“Futbolli nuk më jep më kënaqësi, pasi ndiej shumë dhimbje kur mbaroj një ndeshje. Trupi zbulon gjithë 35 vitet e mi, nuk është më si më parë”.

Në këtë mënyrë kampioni brazilian ka shpjeguar vendimin e tij për tu tërhequr së shpejti, edhe pse nuk përcaktoi një kohë të saktë.

Gjithsesi ish-futbollisti i Milanit, aktualisht kapiten i Orlando City në Major League Soccer nuk është se do të shkëputet plotësisht nga futbolli. Duke i bërë elozhe karrierës pas tërheqjes së Zinedine Zidane, Kaka nuk e fshehur dëshirën për të ndjekur gjurmët e tij duke u bërë trajner.

“Është një ide e mirë që të bëj atë që ka bërë Zidane. Të ndalem për pak, të kryej kurset e nevojshme për tu bërë trajner dhe ta nis nga kategoritë më të ulëta. Dua ta bëj dhe unë ta bëj diçka të tillë”.

I njohur gjerësisht si një ndër futbollistët më të mirë të brezit të tij, Kaka shkëlqeu më shumë se kudo te Milani, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2007 duke rezultuar dhe golashënuesi më i mirë i Kompeticionit, sezon pas të cilit fitoi edhe Topin e Artë. ./SS/

https://www.youtube.com/watch?v=CYNJor4MOGU