Telegrafi

Kaka: Barcelona është në telashe

Braziliani pranon se Barcelona luan futbollin më atraktiv, por thotë se kjo nuk i bën ata favoritë për ndeshjen e madhe.

“Barcelona luan më mirë se ne pasi ata kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo e bën dallimin, kuptimi mes lojtarëve ka nevojë për më shumë kohë”, ka thënë Kaka.

“Andaj Barcelona luan më bukur, por ne jemi më të mirë. Ne jemi liderë. Nuk mendoj se Barcelona është favorite, ne jemi liderë dhe ata janë në telashe”.

“Klubet e mëdha i kanë ciklet e tyre. Në një aspekt Reali do të fitojë shumë, shumë gjëra”, ka shtuar braziliani./Telegrafi/