Telegrafi

Kaka: Alonso do të ishte përforcim i shkëlqyeshëm për Realin

Reali tashmë ka sjellë në radhët e veta Kaka, Cristiano Ronaldon, Raul Albiol dhe Karim Benzema, por Florentino Perez nuk mendon të ndalojë këtu. Xabi Alonso po ashtu është një prej dëshirave të Realit.

“Kam luajtur kundër tij në dy finale të Ligës së Kampionëve. Ai është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe është spanjoll, do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm”, ka thënë Kaka.

Spekulohet se Reali ka ofruar 28 milionë funte për Alonson, por trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk dëshiron të dëgjojë për shumë më të vogël se 35 milionë funte.