Site icon Telegrafi

Kajtazi: Respektuam Kushtetutën dhe ligjet

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, Besim Kajtazi ka thënë se në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kajtazi ka theksuar se Kosova nuk ka shënjuar kufi të ri me Malin e Zi, pasi që kufiri ka qenë i përcaktuar që nga Kushtetuta e Kosovës në vitin 1974.

Tutje Kajtazi ka thënë se bazuar në të gjitha faktet e shënimit të kufirit me Malin e Zi, Kosova ka po ata kufi që i ka pasur në vitin 1974./Telegrafi/

Exit mobile version