Telegrafi

Kajtazi nuk tërhiqet nga pozita e drejtorit të Baletit

Një ditë pasi ka paralajmëruar se do të refuzojë zgjedhjen në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi është tërhequr nga ky vendim.

Kajtazi të mërkurën ka thënë se bazuar në një opinion tjetër të AKK-së, në konsultim me Këshillin Drejtues të BKK-së dhe Ministrinë e Kulturës, do të pranojë pozitën e drejtorit. Kajtazi ka përmendur opinionin e AKK-së për zgjedhjen e Arben Zharkut drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës më 2014. Asokohe Agjencia Kundër Korrupsionit kishte përgatitur një opinion ligjor, nëpërmjet të cilit bënte të ditur se edhe pse Zharku paraprakisht ishte kryesues i Këshillit Drejtues të QKK-së, zgjedhja e tij në pozitën e drejtorit të këtij institucioni nuk përbënte konflikt interesi. /Koha Ditore/