Telegrafi

Kajsia – mbrojta më e mirë nga dielli

Kajsia është pemë e pasur me vitamina A. Roli kryesor i kësaj vitamine është mbrojtja e lëkurës, parimisht nga dielli dhe sulmet që vijnë nga jashtë. Kjo vitaminë mbron edhe sytë dhe përmirëson shikimin. Kajsia po ashtu është e pasur me vitaminë C, karotinë dhe lipide. Ndikon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në këtë mënyrë paraqet një atu të mirë në luftën kudër anemisë.

Është e pasur me kalium dhe plot proteina, është burim i hekurit dhe bakrit dhe mineraleve esenciale që janë të rëndësishme për shëndetin.

Mjekët sugjerojnë që brenda një dite të vetme të konsumoni së paku tri kajsi për ta plotësuar nevojën ditore me karotinë. Për të gjithë ata që duan edhe më ta ruajnë, por dhe ripërtërijnë lëkurën maskat me kajsi janë më efikase se çdo gjë tjetër. /Telegrafi/