Teksti dhe muzika: Lekë Dukagjini (këngë e viteve 1980, e Ansamblit Vokalo-Instrumental, “Bankrot”)
Pulëbardhat fluturonin, e ne numëronim
Në qiellin e kaltër, pika të bardha
Deti valëvitej, me valë të lehta
Horizonti mbulonte, pamje magjike
Më le vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr
Aroma e ftonjve, n’balluket e tua
Ngacmonte ndjenjat, dalëngadalë
Fjalia çdoherë, mbaron me një pikë
Kështu edhe ne mbaruam
Çka?
Më lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl
Hodie mihi, cras tibi (latinisht: sot për mua, nesër për ty)
Dum spiro spero – në ty (latinisht: derisa të marr frymë shpresoj në ty)
Më lë vetëm si kajranfil
Tash jam vetëm si bylbyl, dhe
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr
S’ka kush t’më nxjerr nga ky ferr