Kajol Khan nga një zonë e Indisë, edhe pse është kafshuar disa herë, ajo ushqehet madje dhe fle me gjarpërinjtë më helmues në botë, Kobrat.
Edhe babai i saj organizonte shfaqje duke treguar trimërinë e tij me gjarpërinj dhe duket se këtë pasion e ka trashëguar edhe e bija e tij 11-vjeçare e cila shprehet: “Nuk më pëlqen të shkoj në shkollë, më pëlqen më shumë të luaj më gjarpërinjtë, më dhemb pickimi i tyre por shpesh herë është faji im, është diçka argëtuese”.
“Ajo është kafshuar disa herë nga gjarpërinjtë duke rrezikuar jetën e saj, por sekreti i mbijetesës është mjekimi me një ilaç prodhuar në mënyrë popullore nga gjethja e një bime të egër, që përzihet me gjalpë dhe piper të zi e cila po të vendoset menjëherë në plagë të shpëton jetën”, shprehet kështu babai i 11-vjeçares. /mapo.al/