Site icon Telegrafi

Kaitlynn Carter bëhet nënë për herë të dytë

Foto: Instagram

Ylli i famshëm, Kaitlynn Carter, është bërë nënë për herë të dytë.

Ylli i “Hills: New Beginnings” ka mirëpritur fëmijën e dytë, një vajzë, me Kristopher Brock.

Carter njoftoi lajmin e bukur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram të premten.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ndau një sërë fotografish nga dita e lindjes, duke përfshirë dhe një foto bardh e zi të Brock duke mbajtur vajzën e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kaitlynn Carter

Çifti megjithatë nuk e zbuluan emrin e vajzës së tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Blogerja u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit 2021, ku ajo dhe Brock mirëpritën djalin e tyre tashmë njëvjeçar, Rowan.

Stilisti është edhe babai i djalit, Charlie, nga një lidhje e mëparshme me Laura Vassar.

Brock filloi të takohej me Carter në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version