Telegrafi

Kaidanow: Rasti i Kosovës s’ka krahasim me asnjë tjetër në botë

Këtë deklaratë, Kaidanow, e ka dhënë për radion mitrovicase "Kontakt Plus" duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të palës negociatore serbe që statusi i Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Hong Kongut.

Kaidanow ka thënë se Kosova ka rrethana të veçanta historike dhe një rrjedhë të veçantë të ngjarjeve dhe, pikërisht në këtë mënyrë edhe duhet shqyrtuar çështja e saj.

Po ashtu, Kaidanow ka thënë se nuk pret që procesi i bisedimeve të vazhdojë edhe pas 10 dhjetorit duke shtuar se pret që ky procesi të mos prolongohet sepse, nga kjo, askush nuk do të ketë përfitime.

“Kosova gjendet në Evropë dhe, çfarëdo që të ndodhë me të, do të ketë ndikim në BE dhe në stabilitetin dhe sigurinë e regjionit”, ka thënë Kaidanow, duke shprehur shpresën se Evropa do ta marrë rolin udhëheqës në tërë këtë proces.