Site icon Telegrafi

Kai Havertz tregon historinë për mbajtjen e fanellës me numrin 29

Ylli gjerman i Chelseat, Kai Havertz ka shpjeguar historinë pas fanellës së tij të famshme me numrin 29.

Duke folur për mediumin The Athletic, 22-vjeçari e vlerësoi vëllanë e tij si frymëzimin që mbante veshur të njëjtin numër gjatë gjithë karrierës së tij.

“Kur isha i ri, unë luaja FIFA ose Pro Evolution Soccer me vëllanë tim. Ne gjithmonë e kemi bërë veten në lojë”, ka thënë fillimisht Havertz.

“Unë kisha numrin 10, këpucë sportive të arta dhe gjëra të tilla. Vëllai im gjithmonë mbante numrin 29 në fanellën e tij”.

Gjermani bëri debutimin e tij për Bayer Leverkusen në moshën 17 vjeçare dhe u bë lojtari më i ri dhe golashënuesi më i ri i skuadrës derisa rekordi është thyer kohëve të fundit.

Gjatë kohës së tij në Bundesliga, ai shënoi 46 gola për klubin e tij.

“Kur hyra në lojën profesionale dhe Leverkusen më pyeti se çfarë numri doja të kisha, i pyeta se cilët numra ishin të lirë”.

“Kur ata thanë 29, unë thashë që do ta marr për shkak të vëllait tim”.

“Ndonjëherë është me fat për mua, ndonjëherë jo, por më pëlqen numri tani dhe mendoj se të gjithë më njohin për të”, përfundoi ylli gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version