Kai Havertz shënoi golin e fitores ndaj Brentford dhe gjithashtu shtoi një tjetër në fitoren 6-0 ndaj Lens.
Mesfushori ka duruar shumë kritika dhe shaka për dështimin dhe mos përmbushjen e standardeve në dy muajt e tij të parë në Arsenal.
Megjithatë, Kai ka bërë mirë që i ka kthyer gjërat përmbys me gola në dy ndeshjet e fundit dhe mund ta shtojë numrin në ndeshjen ndaj Wolves në Ligën Premier këtë fundjavë.
Kur u pyet për besimin që e ka fituar Kai Havertz në Arsenal, Mikel Arteta u tha gazetarëve: “Ai ka qenë shumë pozitiv. Ai ka qenë ndikues në një mënyrë të mirë”.
“Sigurisht, besimi i tij rritet. Kur ndihesh i dashur dhe i respektuar, gjërat janë shumë më të lehta”.
“Unë mendoj se kështu është ndjerë ai në ditët e fundit. [Ne] e mbështesim atë si çdo lojtar tjetër dhe më pas i japim mjetet dhe kohën për të shkëlqyer me cilësitë e tij”.
“Shumë gjëra që ai po i bënte ishin siç duhet, tani ai vazhdon t’i bëjë dhe ai ka qenë shumë efikas”, ka deklaruar Arteta. /Telegrafi/