Chelsea ka konfirmuar se ylli i tyre gjerman, Kai Havertz ka rezultuar së fundmi pozitiv pas testeve të bëra për COVID-19.
Blutë e Londrës do të luajnë sonte (e mërkurë) në shtëpi ndaj Rennes në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, ekipi i Frank Lampard do të duhet të luajë në këtë ndeshje me një mungesë të madhe.
Bëhet fjalë për sulmuesin gjerman, Kai Havertz, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra para ndeshjes me Rennes.
Frank Lampard has confirmed Kai Havertz has tested positive for Covid-19. As a consequence the player is now undergoing a period of self-isolation and is not involved in tonight’s Champions League game versus Rennes.#CHEREN
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2020
Është vet klubi londinez dhe trajneri Lampard që kanë konfirmuar infektimin e lojtarit me coronavirus.
Kështu, lojtari do ta ndjek tani një periudhë izolimi dy javore derisa ta ketë një test negativ për COVID-19. /Telegrafi/