Site icon Telegrafi

Kai Havertz humbi një penallti kundër Manchester United – gruaja e tij publikoi mesazhet e tmerrshme që mori nga fansat

Manchester United kaloi në 16-shen e fundit të FA Cup të dielën duke mundur Arsenalin në Emirates me penallti.

Pas 90-të dhe pas 120 minutave rezultati ishte 1-1, ndërsa skuadra e Ruben Amorimit ishte e pagabueshme nga penalltitë dhe kështu vazhdoi tutje.

Man United kaloi në epërsi me golin e Bruno Fernandes, ndërsa nëntë minuta më vonë, Diogo Dalot u përjashtua nga loja shkaku i kartonit të dytë të verdhë dhe Arsenali e shfrytëzoi menjëherë këtë dhe barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Gabrielit.

Lexo po ashtu I rezistuan me 10 lojtarë në fushë, Man United eliminon Arsenalin pas penalltive në FA Cup

Skuadra e Mikel Artetës pati një mundësi për ta marr epërsinë, por në minutën e 72-të, Altay Bayindir e priti penalltinë e Martin Odegaard.

Man United luajti edhe në kohën shtesë me një lojtar më pak dhe në fund vendimtar ishin penalltitë.

Në penallti, Bayindir priti penalltinë e Kai Havertz. Fernandes, Amad Diallo, Leny Yoro, Lisandro Martinez dhe Joshua Zirkzee shënuan për fitoren e Man United.

Sulmuesi gjerman Havertz u bë kështu fytyra tragjike e penalltive dhe pastaj edhe e sulmeve në rrjetet sociale.

Havertz dhe gruaja e tij Sophia aktualisht janë në pritje të një fëmije dhe partnerja e tij shtatzënë ka postuar fyerjet dhe kërcënimet që ka marrë në profilin e saj në Instagram pas ndeshjes.

“Shpresoj të kesh një abort” dhe “Do të vij në shtëpinë tënde të të ther fëmijën, nuk bëj shaka, prit”, janë disa nga mesazhet që ajo ka marrë dhe ka vendosur t’i publikojë.

 

E reja gjermane shtoi: “Është tronditëse për mua që ka njerëz që e shohin të pranueshme të shkruajnë diçka të tillë. Shpresoj të ju vije turp. Nuk e di se çfarë të them, por ju lutem kini më shumë respekt”. /Telegrafi/

Exit mobile version