Asnjë nga katër nënshkrimet e fundit rekord të Chelsea nuk kanë arritur të lënë përshtypje me paraqitjet e tyre në klub londinez.
Blutë kanë thyen përsëri rekordin e tyre të transferimit, me nënshkrimin e mesfushorit sulmues të Bayer Leverkusen, Kai Havertz.
Ai tani është nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e tyre, pasi shpenzuan më shumë se 80 milionë euro për të sjellë gjermanin në Londër.
First day at Cobham for @KaiHavertz29! ? #HiKai pic.twitter.com/6C5Ol6Eh2E
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 5, 2020
Havertz do të përpiqet të shmangë një fat të ngjashëm me blerjet e profilit të lartë që erdhën para tij.
Më poshtë do t’i hedhim një vështrim katër nënshkrimeve rekord të thyer të klubit.
Andriy Shevchenko
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2004 u bashkua me Chelsean në sezonin 2006/07 për 44 milionë euro.
Sidoqoftë, ukrainasi nuk u adaptua kurrë në Ligën Premier dhe luajti vetëm një sezon. Ai shënoi pesë gola dhe dha një asist në vetëm 15 ndeshje.
Fernando Torres
Chelsea pagoi 58.5 milionë euro në vitin 2010 për të nënshkruar me sulmuesin spanjoll nga Liverpooli, ku ai ishte një nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier.
Me “Blutë e Londrës” ai shënoi vetëm 45 herë në 172 ndeshje, mesatarisht 0.26 gola për ndeshje.
Alvaro Morata
Ai e mori stafetën nga Torres në vitin 2017, kur Chelsea e nënshkroi me të nga Real Madrid për 66 milionë euro.
Morata nuk bëri përshtypje dhe shënoi 11 gola në edicionin e tij të parë.
Pas një sezoni të dytë më të dobët, Chelsea e largoi atë te Atletico Madrid.
Kepa Arrizabalaga
Chelsea nënshkroi me të nga Athletic Bilabo për të mbushur boshllëkun e Thibaut Courtois i cili u largua drejt Real Madridit.
Kepa u konsiderua nga shumë si portieri i ri më i talentuar në Evropë. Ai bëri disa paraqitje të shkëlqyera në sezonin e tij të parë, duke ndihmuar ekipin e tij në suksesin e Ligës së Evropës.
Sidoqoftë, ai vuajti shumë në edicionin 2019/20 kur pësoi 54 gola në Ligën Premier.
Klubi po kërkon një portier të ri për sezonin e ardhshëm, duke mos përjashtuar largimin e tij.
Tani duke parë ecurinë e këtyre të fundit, Havertz duhet të ketë kujdes paksa. /Telegrafi/