Site icon Telegrafi

Kahrimani: Kam kërcënime serioze për jetën time (Video)

Deputeti i Lëvizjes Besa, Nexhmedin Kahrimani, në një konferencë për shtyp tha se ai ka kërcënime serioze për jetë e tij dhe familjes së tij.

Ai në konferencë shtoi se për këtë punë janë njoftuar policia dhe ambasadat e huaja në vend. Kahrimani theksoi se përmes personave që e kanë kërcënuar mund të zbulohen edhe personat tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam këtu që t’u njoftojë se kam kërcënime seriioze. Unë i njoh personat që kanë kërcënuar dhe përmes tyre mund të kapet edhe dora që e hedh gurin dhe fsheh dorën, dhe është njoftuar edhe MPB dhe ministri Oliver Spasovski. Gjithashtu janë njoftuar edhe Ambasada e SHBA-së, OSBE-së dhe Zyra e BE-së. Besa zgjedhjet i ka shpallur të ndershme dhe muajin tjetër do të mbahet kongresi dhe gjithçka do të jetë në rregull. Ju them atyre që kërcënojnë se as nuk më luhatin, as nuk më lëndojnë”, tha mes tjerash Kahrimani./Telegrafi/

Exit mobile version