Telegrafi

Kahn: Pep mund të dështojë te Bayerni

Pep raportohet se është një prej kandidatëve për ta zëvendësuar trajnerin Jupp Heynckes në fund të sezonit 2012/13, por Kahn beson se 41-vjeçari mund të dështojë nëse do t’i bashkohej Bayernit.

“Pep Guardiola është fuqishëm i ndikuar nga kultura futbollistike e Barcelonës. Ai jo vetëm që ka drejtuar ekipin e parë dhe rezervat e tyre, por ai po ashtu ka luajtur atje për 11 vite gjatë karrierës së tij aktive. Jo shumë klube kanë një identitet të tyre aq të fuqishëm sa Barcelona”.

“Do të ishte vështirë për të të adaptohej me jetën në një klub tjetër, si Bayern, me lidhjet e tij të fuqishme me filozofinë e Barcelonës. Nuk flas vetëm për barrierën gjuhësore. Vetëm mbani mend çfarë ndodhi me Jurgen Klinsmann. Ndryshimet që ai kishte planifikuar nuk shkuan mirë për klubin”, ka shkruar Kahn në kolumnen e tij për Bild. /Telegrafi/