Telegrafi

Kahn: Penaltitë, më shumë se lotari

Oliver Kahn ishte shpallur ‘zot i futbollit’ nga shtypi gjerman në vitin 2001, kur ua siguroi gjermanëve të Bayernit titullin e kampionit të Evropës në penalti.

“Që të jesh në gjendje të mbrosh një penalti, duhet të kesh pak fat, por edhe më shumë. Përgatitja është e rëndësishme. Duhet të jeni i familjarizuar me atë që do ta ekzekutojë penaltinë, çfarë preferenca ka ai lojtar? A është ai lojtar teknik? Apo është lojtar që do të bazohet në goditjen e fortë. Ju mund ta lexoni këtë nga gjuha e trupit të lojtarit dhe nga ku ai është duke goditur. Është një lojë psikologjike mes portierit dhe ekzekutuesit”.

“Ka të bëjë shume me kontaktin e syve dhe gjuhës së turpit. Ju mund ta shpërqendroni lojtarin me gjuhën tuaj trupore, ju e shihni kur një lojtar frikësohet dhe këtë mund ta shihni me anë të syve. Kjo psikologji mes portierit dhe lojtarit është shpesh e padukshme për spektatorët. Mendoj se është pyetje e përqendrimit absolut, më kujtohet si sot finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias në vitin 2001. Isha i informuar nga trajneri se kush do t’i godiste penaltitë, cilat anë janë më të preferuarat, cilat janë taktikat e tyre, por unë i harrova të gjitha”.

“Hyra në një fazë absolute të përqendrimit dhe nuk e kisha vëmendjen te spektatorët përreth meje. Madje edhe pasi e mbrojta penaltinë vendimtare, nuk isha i sigurt nëse e kishim fituar titullin apo jo, është dashur ta shikoj ekipin dhe më pas e kuptova se ‘mirë, kjo ndoshta ishte penaltia e fundit’”, deklaroi Kahn në vazhdën e deklaratave intriguese për ndeshjen Angli-Gjermani, e që mendohet se mund të përfundojë pas penaltive. /Telegrafi/