Telegrafi

Kahn ‘ia tërheq veshin’ Nagelsmannit në lidhje me deklaratat e tij për gjendjen financiare dhe transferimet e Barcelonës

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, e ka kritikuar trajnerin bavarez, Julian Nagelsmann, për deklarata e tij në lidhje me Barcelonën, duke thënë se janë të papërshtatshme.

Trajneri i bavarezëve së fundmi tha se nuk e ka të qartë se si Barcelona sjell përforcime kur e gjithë bota e di se klubi është në probleme të mëdha financiare.

Megjithatë, drejtuesit e klubit, veçanërisht Kahn, i ka thënë thanë publikisht se duhet të dije se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të komentojë.

Lexo po ashtu “Klubi i vetëm në botë që nuk ka para dhe kryen transferime” – Nagelsmann nuk e di se si ia bën Barcelona

“Trajneri ynë nuk duhet ta lejojë veten të gabojë. Ne nuk mund t’i gjykojmë punët e brendshme të klubeve të tjera nga distanca”.

“Është e vështirë për mua të kem një mendim për Barcelonën, dhe në fund të ditës, ata e dinë se çfarë kanë dhe çfarë po bëjnë”, ka thënë Kahn.

Bayern Munich së fundmi ka prezantuar Matthijas de Ligtin, i cili ka ardhur nga Juventusi për 80 milionë euro dhe më parë kanë sjellë Sadio Manen nga Liverpooli.

Lexo po ashtu Investimet marramendëse të Bayern Munich në mbrojtje: Miliona euro të harxhuara, blerjet e mëdha të klubit janë vetëm në këtë repart

Gjithsesi, me siguri do të ndihet shumë largimi i Robert Lewandowski, i cili u largua në Barcelonë një vit para përfundimit të kontratës./Telegrafi/