Telegrafi

Kahn: Gjermania favorite për ta fituar KB

“Analizoni sa të doni por favoritët mbeten të njëjtë: Spanja, Brazili, Italia, Franca dhe Gjermania gjithashtu. Sidoqoftë, forma e ekipeve para Botërorit nuk do të thotë asgjë”.

“Çdo Botëror zhvillohet në formën e vet, i fuqishëm dhe dinamik, i bazuar në atë se kush mund ta përballojë klimën, kushtet dhe kështu me radhë. Kështu që, është vështirë të themi se çfarë mund të ndodhë”.

“Unë personalisht besoj se Gjermania është në një nivel me ekipet tjera favorite. Gjermania është në gjendje të mposhtë Brazilin apo Spanjën dhe e kundërta. Asgjë nuk mund të përjashtohet”.

“Nuk ka ndikuar humbja minimale e Gjermanisë ndaj Argjentinës në mendimet e mia. Unë po mendoj për vitin 2002 kur nuk u paraqitëm mire, por në fund arritëm në finale”, deklaroi Kahn për FIFA.com. /Telegrafi/