Telegrafi

Kahn: BE-ja duhet të reagoj në tërësi ndaj krizës së huave

Në vend që të ndiqet një lloj "taktike sallami" duke tërhequr vend pas vendi në ombrellën e shpëtimit të euros, nevojitet një përpjekje e përmasave të mëdha, tha Strauss-Kahn pas bisedimeve në Greqi.

“Gjendja është serioze dhe Evropa rrezikon të ndahet në dy pjesë për arsye të krizës së huave”, shtoi ai. Shefi i FMN-së kishte kërkuar më kot të hënën nga ministrat e financave të BE-së rritjen e fondit të shpëtimit për shtete të eurozonës në gjendje të vështirë. /Telegrafi/