Nga “leckat” për plazh, kaftani këtë verë është bërë imperativ në gardërobën e secilës damë e cila ndjek modën
Sa i përket dezenit, dominojnë motivet gjeometrike, si edhe me thekë, si të shkurtra ashtu edhe të gjata, të cilat luhaten me rastin e çdo hapi, transmeton Telegrafi.
Por kur është fjala për gjatësinë, mund të zgjidhni modelet nga më të shkurtrat deri te më të gjatat.
Kjo pelerinë shumë praktike është e përshtatshme edhe për rastet më solemne, bashkë me fustanin dhe me këpuca me taka të larta, por edhe për çdo ditë me funde dhe pantallona të të gjitha gjatësive.
Kaftani është veshje e mbajtur në disa kultura prej mijëra vitesh. Dhe ende nuk e ka humbur rëndësinë e vet. E pse? Sepse është veshje nga më të veçantat… /Telegrafi/