Telegrafi

Kafshon kalimtarin i cili nuk i tregon sa është ora

Incidenti bizar ka ndodhur natën në periferi të Pragës, kur një të riu 31-vjeçar, i është afruar një person i panjohur dhe e ka pyetur se sa ishte ora. I riu i është përgjigjur të panjohurit se nuk di, dhe si dëshmi ia ka zgjatur dorën për t’i treguar se nuk mbante orë dore.

Sapo ka zgjatur dorën, i panjohuri ia ka kafshuar atë, me tërë fuqinë që kishte, njëkohësisht duke ia vjedhur edhe kuletën prej xhepit me disa qindra euro.

"Policia e ka kualifikuar rastin si plaçkitje”, ka thënë për ditarin online "Idnes" përfaqësuesja e policisë së Pragës, Eva Miklikova.