Site icon Telegrafi

Kafshon gjarprin dhe shpëton

Ben Nyaumbe ishte duke punuar në një fermë në rajonin Malindi, në bregun e Oqeanit Indian të Kenias, kur gjarpri e kishte sulmuar.

“Shkela në diçka të butë dhe papritmas këmba ime gjendej e mbështjellë nga trupi i një pitoni të madh”, ka thënë Nyaumbe për “Daily Nation”.

Gjarpri kishte reaguar shpejtë duke e mbështjellë gjithë trupin e viktimës dhe duke e bërë të paaftë që ta lëvizë njërën dorë.

Mirëpo për fat të tijin bishti i ishte afruar te goja: “Më duhej ta kafshoja sepse njërën dorë e kisha të paaftë”, ka shtuar Nyaumbe.

Gjarpri e kishte tërhequr deri te një dru, mirëpo në një moment ai kishte pasur mundësinë ta kapte celularin dhe të thirte për ndihmë

Kur punëdhënësi i tij dhe një polic kishin ardhur, Nyaumbe ia kishte mbuluar gjarprit kokën me bluzën e tij, ndërsa shpëtimtarët e kishin lidhur me litar dhe kishin tërhequr.

Gjarpri është kapur dhe është dërguar në një ‘strehimore’ për shpezë dhe gjarpinj, mirëpo më vonë ai ka ikur.

Exit mobile version