George Beaver nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara, e ka kafshuar dhunshëm bashkëshorten në faqen, në momentin që ka parë qesen e hapur të çipsave.
Burri 58-vjeçar është nervozuar dhe nuk ka mundur ta kontrolloje vetën, kur e ka parë pakon e ushqimeve të thata që kushtojnë rreth tre euro, transmeton Telegrafi.
Ai e ka kapur gruan me dy duar dhe e ka kafshuar, duke i shkaktuar plagë që janë shoqëruar me gjakderdhje.
Pasi kreu këtë veprim, është larguar në drejtim të pa njohur, ndërsa forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij. Me të gjetur dhe dërguar në mbajtje, ai ka pranuar gjithçka dhe është shprehur se ndjehet fajtor.
Mirëpo, pasi nuk kishte mundësi të paguante shumën e kërkuar për të qëndruar në liri me kusht, detyrohet të rri prapa grilave derisa t’i caktohet dënimi. /Telegrafi/