Viktima mashkull nga fshati Hoqë e Vogël, në Rahovec ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qenë dhe si pasojë e kafshimit nga qentë ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve dhe i njëjti ka deklaruar se qentë i mban për t’i ruajtur delet.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.