Një pop këngëtare e cila këndoi për 45 minuta pasi ishte kafshuar nga një kobra gjatë performancës, ka vdekur në skenë duke u rrëzuar para publikut të saj.
Irma Bule ishte e njohur për performancat e saj me gjarpërinj, por kobra me të cilin po vallëzonte gjatë të dielës nuk ishte edhe aq miqësor me të, transmeton Telegrafi.
29-vjeçarja ishte duke performuar në fshatin Karaëang të Indonezisë, kur ndodhi tragjedia.
Pas këndimit të disa këngëve, ajo aksidentalisht shkel kobrën e quajtur Rianit.
Pas këtij veprimi, zvarraniku e kafshoi në këmbë duke i injektuar helm në gjakun e saj.
Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur këngëtarja kafshohet nga kobra dhe vdes në skenë para adhuruesve të saj. /Telegrafi/