Një person në Tajlandë u kafshua në penis nga gjarpri derisa ishte duke e përdorur tualetin. Gjarpri kishte arritur të hyjë në shtëpinë e tij përmes gypave
Attaporn Boonmakchuay tha se ishte shumë e vështirë ta heq gjarprin nga penisi i tij, duke shtuar se kishte ndjenjën se penisi i tij ishte prerë, shkruan Independent, transmeton Express.
Ai ka humbur shumë gjak gjatë dërgimit në spital, mirëpo 38 vjeçari arriti të shpëtoj pas këtij rasti.
Për Channel7 ai tha se kishte luftuar me gjarprin rreth 30 minuta, mirëpo nuk arriti ta largojë vetëm, i doli në ndihmë edhe gruaja.