Telegrafi

Kafshimi i miut zgjon zjarrfikësin që flinte në stacion

Nënkryetari i Glens Falls, John Diamond, ka thënë se zjarrfikësi është zgjuar nga gjumi të shtunën me një dhimbje dhe ka parë gjak si dhe “dy shenja të vogla kafshimi” në hundën e tij.

Zyrtarët thonë se zjarrfikësi është injektuar me tetanus dhe antibiotikë dhe tanimë është kthyer në punë.

Stacioni i zjarrfikësve do të punojë me orar të shkurtuar pasi që një shfarosës i minjve dhe zyrtarët mjekësorë shtetërorë janë duke punuar për të larguar minjtë.

Në ndërkohë, janë mbyllur edhe pjesët e gjumit dhe ushqimit në stacion.