Mediat sociale janë përmbytur me ‘Kafshët shtëpiake për Trump’ pasi ai akuzoi emigrantët se ‘hanin qen dhe mace’ gjatë një debati me Kamala Harris.
Ish-presidenti u shfaq dukshëm i irrituar ndërsa Harris e nxiti atë drejtpërdrejt në ABC për numrin e turmave të tij në tubim, rekordin e tij për abortin dhe gjyqet e tij kriminale, përcjell Telegrafi.
Dhe në një moment, Trump vazhdoi të akuzonte emigrantët nga Haiti për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.
“Në Springfield, ata po hanë qentë. Njerëzit që hynë, po hanë macet”, tha ish-presidenti. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”.
All pets for Trump pic.twitter.com/OE4CxcUQ8H
— Rare 🇺🇸 (@RareImagery) September 10, 2024
Harris mund të dëgjohej duke mërmëritur ‘Çfarë? Kjo është e pabesueshme’ përpara se të fillojë të qeshë.
“They’re eating the cats! They’re eating, they’re eating the pets.” —. President Donald Trump pic.twitter.com/qtBojeM5N5
— luc Lévy (@LucfrancoisLevy) September 11, 2024
Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu nuk dukeshin aspak të bindur pasi shpërndanë dhjetëra meme nën hashtagun #PetsForTrump. /Telegrafi/