Telegrafi

Kafshët shkaktojnë aksidente në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar

Sipas policisë, në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar, në nivel vjetorë ndodhin deri 100 aksidente komunikacioni, të cilat shkaktohen nga kafshët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo rrugë nuk është e sigurtë plotësisht me gardh mbrojtës, kështu që kafshët e rrethinës, lirshëm kalojnë nëpër të. Javën e kaluar ndodhi një aksident kur një veturë goditi një qen në pjesën rrugore Tetovë-Shkup.

Javën e kaluar vdiq një 38 vjeçare, banore e Reçicës së Vogël, pasi që një numër kuajsh lëviznin nëpër autostradën Tetovë-Gostivar. Ata goditën veturën. Në fillim të muajit në këtë pjesë të autostradës u mbytën rreth 30 dele, duke e kaluar rrugën.

Nga Agjencia për rrugë shtetorore të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë së autostradave thonë për TV Telma se për çdo vit intervenohet në sanimin ose ndrimin e gardhit metalik, varësisht nga financat që i kanë në posedim. Sipas agjencisë, gardhi vidhet nga persona të panjohur./Telegrafi/