Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi njofton se paga mesatare për një vit, pra në periudhën janar 2023 deri në janar 2024 është rritur për 16.5%.
Sipas tij, angazhimi për rritjen e pagave ka dhënë rezultate.
“Për 23 muaj me radhë kemi pasur rritje dyshifrore të pagës mesatare të paguar për rreth 540 mijë punonjës. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, paga mesatare në janar të këtij viti është 39.542 denarë, që është një rritje prej 16,5% në krahasim me janarin e vitit 2023, kur ishte 33.943 denarë. Për dymbëdhjetë muaj kemi shënuar rritje prej 5.599 denarë”, ka shkruar Bytyqi.
Ai beson se kjo rritje e pagës mesatare për muajin janar është një hap përpara shpenzimeve.
“Norma e inflacionit për këtë muaj ishte 3.2%, që flet për një rritje reale të pagave dhe fuqisë blerëse të qytetarëve për 13.3%”, shton Bytyqi./Telegrafi/