Site icon Telegrafi

Kafshë të gjalla përdoren si varëse çelësash

Trendi më i ri i modës në Kinë janë varëse çelësash me kafshë të gjalla të vogla. Breshka të vogla dhe peshq janë mbyllur në qese plastike dhe janë shndërruar ne varëse për çelësa dhe kanë filluar të shiten me të madhe.

Edhe pse shitësit e këtyre varëse bizare thonë se uji është i pasur me materiale ushqimore, kafsha juaj do të ngordhë brenda disa ditëve dhe atë nëse ka pak fat. Për fat të keq, i tërë ky biznes bizar është ligjor, shkruan newsfeed.time.com.

Ligjet që parandalojnë keqpërdorimin e kafshëve nuk ekzistojnë fare në Kinë. Kina vetëm para pak kohësh ka ndaluar maltretimin e kafshëve në cirk. /Telegrafi/
 

Exit mobile version