Bëjeni me boronica dhe arra!
Përbërësit:
– 300 g fjolla tërshëre;
– 1 grusht arra të grira;
– 15 g boronica;
– gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira;
– ¼ e lugës së vogël kripë;
– 2 vezë;
– 2 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Nxehni furrën në 180 gradë, në tepsi vendosni letër për pjekje.
Në procesor apo në havan grimconi 200 gramë fjolla tërshëre, pastaj përzieni me të gjithë përbërësit derisa të bëhet tretje relativisht e njëtrajtshme.
Me lugë formomi kuleç të vegjël dhe piqni më së shumti 15 minuta, duke kontrolluar rregullisht.
Për shkak të përmbajtjes së ulët të yndyrës, këta kuleç të vegjël mund të digjen nëse nuk kujdeseni, andaj nxirrni nga furra sapo të skuqen, ndërkaq skajet të bëhen të forta.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.