Site icon Telegrafi

Kafjall ideal për kreshmë në ujë: Qull kreshme me qumësht orizi

Qulli nga drithi i tërshërës është i shkëlqyeshëm për përshpejtim të metabolizmit dhe kontroll të tepricës së kilogramëve.

Përbërësit:

▪ 6 lugë kokrra tërshëre të bluar trashë,
▪ 500 ml qumësht orizi,
▪ 3 banane të pjekura,
▪ 100 g arra të bluara apo të grira,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 2 lugë mjaltë,
▪ 1 lugë e vogël kanellë.

Përgatitja:

Në pjatë shtypni me pirun dy banane.

Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin e orizit, shtoni kokrrat e tërshërës dhe sheqerin dhe zieni në temperaturë mesatare 2 – 3 minuta.

Pastaj bëni bashkë arrat dhe bananen, përzieni dhe zieni edhe 2 -3 minuta derisa përbërja të bëhet e qullët.

Hiqeni nga shporeti, prisni që të ftohet pak, pastaj përzieni mjaltin dhe kanellën, ndajeni në dy porcione, shtoni rrathët e bananes së mbetur dhe shërbejeni, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version