Site icon Telegrafi

Kafjall ekspres nga filxhani: Ushqim të këtillë akoma nuk keni provuar! (Video)

Përzieni përbërësit, futni në mikrovalë dhe kënaquni me fillimin e shkëlqyeshëm të ditës.

Ju nevojiten:

▪ domate e grirë (konservë, mundet edhe e freskët)
▪ 1 lugë të vogël hudhër të grirë
▪ 1 vezë
▪ borzilok të freskët
▪ parmezan
▪ pak spec të thatë (sipas shijes)

Vetëm disa përbërës ju mjaftojnë për t’u kënaqur plotësisht në fillimin e ditës së re.

Përgatitja:

Në filxhan qitni domaten e grirë (konservë), shtoni një lugë të vogël hudhër të grirë, qitni kripë dhe përzieni.

Shtoni një vezë së cilës ia keni shpuar të bardhët me thikë dhe futeni në mikrovalë për tre minuta.

Kur veza të jetë gati, nxirreni nga mikrovala, qitni spec të thatë, borzilok të freskët dhe parmezan.

Shërbejeni me bukë të thekur të vrazhdë dhe kënaquni me kafjallin ekspres, të cilin do ta dëshirojë çdokush. /Telegrafi/

Exit mobile version