Telegrafi

Kafja ul rrezikun e karcinomës në mëlçi

Rezultatet e studimit kanë treguar një lidhje në mes të pirjes së kafes dhe rrezikut nga karcinoma e mëlçisë.

Personat e hulumtuar, të cilët kanë konsumuar më shumë kafe, kanë pasur madje 68% më pak rrezik të zhvillimit të karcinomës në mëlçi, në krahasim me të hulumtuarit të cilët kanë pirë më pak kafe.

Autorët e studimit, megjithatë, nuk kanë arritur ta shpjegojnë mekanizmit e veprimit pozitiv të kafesë në karcinomën e mëlçisë.