Telegrafi

Kafja parandalon kancerin e lëkurës

Kjo formë e karcinomës është më e shpeshta, prandaj ky lajm është mjaft inkurajues për pacientët anekënd botës.

Nga Shoqata amerikane për hulumtimin e kancerit thonë se kafja është shumë e dobishme për shëndetin tonë dhe pengon formimin e qelizave kancerogjene.

Femrat të cilat pinë nga tre filxhanë të kësaj pije në ditë, janë për 20 për qind më pak të rrezikuara që të sëmuren nga karcinoma e lëkurës, ndërsa meshkujt që pinë kafe janë për 10 për qind më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje, në raport me ata që nuk pinë.

Ajo që dihet sigurt është se përbërësi kryesor i kafes, kafeina, është meritori që e bën këtë pije të suksesshme në luftimin e karcinomës së lëkurës. /Telegrafi/