Site icon Telegrafi

Kafja nuk është e dëmshme për zemrën – por sa kafe guxoni t’i pini brenda një dite?

Për çdo njeri që mundet t’i pijë 6 apo më shumë kafe brenda një dite, hulumtimet e reja thonë se kjo nuk është ide e mirë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Austrisë Jugore ka zbuluar se konsumimi i më shumë se 6 kafeve në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 22%, transmeton Telegrafi.

Zbulimi me siguri se nuk do të ketë ndonjë efekt te shumica e amerikanëve, pasi që mesatarisht amerikanët i pinë rreth 1.6 kafe në ditë.

Ndryshe nga amerikanët, finlandezët i pinë mesatarisht 8 kafe në ditë – sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafes.

Hulumtuesit janë përqendruar në  gjenin CYP1A2, i cili besohet se ndihmon në përpunimin e kafeinës.

Dhe ata kanë identifikuar se cilat shprehi të konsumimit të kafes e rrisin apo e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ata kanë zbuluar se edhe personat me gjenin CYP1A2, i cili u ka ndihmuar ta përpunojnë kafeinën katërfish më shpejt se tjerët, kishin pasur probleme pas gotë së 6-të me kafe.

Prandaj, duke marrë parasysh se shumica e njerëzve i konsumojnë më pak se 6 kafe në ditë, nuk është se kafeina mund të ketë edhe aq efekt në shëndetin tonë të zemrës, përveç nëse jeni shumë të ndjeshëm në kafeinë. /Telegrafi/

Exit mobile version