Studimi është realizuar nga shkencëtarët grekë pranë Universitetit Harokopio, ku janë përfshirë 374 persona që kanë përjetuar infarkt të miokardit.
Rezultatet kanë treguar se participantët me shtypje normale të gjakut, të cilët në ditë kishin pirë disa filxhanë kafe, kishin qenë për 88% më pak të rrezikuar për të pasur probleme me zemër, në krahasim me ata të cilët nuk pinin kafe.
Mirëpo, te pjesëmarrësit në studim të cilit kishin shtypje të lartë të gjakut, konsumimi rregullt i kafesë kishte shtuar rrezikun real për paraqitjen e pamjaftueshmërisë së zemrës. /Telegrafi/