Site icon Telegrafi

Kafja më e shtrenjtë në botë prodhohet nga jashtëqitjet e civetit aziatik

Kafeja më e shtrenjtë në botë, “Kopi Luwak” prodhohet nga jashtëqitjet e civetit aziatik, kafshë shumë të ngjashme me macen dhe kushton deri në 350 euro.

Civeti aziatik në pyjet indoneziane përdor ushqime shumë të rralla, kokrra të papërpunuara të kafesë, të cilat pas tretjes së ushqimit i nxjerr jashtë, ndërsa kokrrat i nxjerr së bashku me jashtëqitjet.

Kokrrat e kafesë pastaj lahen dhe piqen më lehtë, sepse është e rëndësishme që ajo të mos e humb aromën, transmeton AA shkrimin. Ekspertët thonë se kjo kafe është shumë e shtrenjtë për shkak të mënyrës unike të prodhimit dhe shijes së veçantë.

Ndërkohë, çdo vit prodhohet rreth 450 kilogram kafe e cila, sipas disave është më e shtrenjta në botë, sepse një filxhan kafe kushton rreth 30 euro.
Pavarësisht çmimit të lartë, turistët e huaj në ishullin Bali në Indonezi me kënaqësi konsumojnë kafen më të shtrenjtë. Vizitorja nga Ukraina Gallina Kasionava thotë se ishte tronditur kur dëgjoi për mënyrën e prodhimit të kafes më të shtrenjtë në botë. Megjithatë, ajo konsideron se kjo kafe ka shije shumë më të ndryshme nga llojet tjera të kafeve.

Pronari i restorantit në ishullin Bali, Ketut Gogong Pramana thekson se Luwak është më e shtrenjta në botë. “Por kjo është kafe, e cila prodhohet më së paku në botë. Shumë turistë që vizitojnë Balin, domosdoshmërisht vijnë që ta provojnë këtë kafe”, tha Pramana./Telegrafi/

Exit mobile version