Telegrafi

Kafja dhe çaji i mbrojnë duhanpirësit

Studimi i realizuar te 26.000 duhanpirës për një periudhë kohore 13-vjeçare, ka zbuluar se konsumimi i kafes dhe çajit redukton mundësin e paraqitjes së goditjes në tru.

Ndikimi i tyre pozitiv në organizëm ndodh falë antioksidantëve të fuqishëm (polifenoleve) të cilët i përmbajnë ato. Këto substanca mundësojnë mosdëmtimin e enëve të gjakut në tru dhe në këtë mënyrë parandalohet edhe infarkti i trurit.