Gerry O’Brien që është pronar i kafenesë ‘Churchill Arms’ në Londër, e ka thyer edhe rekordin personal me vendosjen e bredhit të 90-të në lokalin e tij. Madje, ky numër pritet të rritet, sepse ka vend edhe për trupa të tjerë, transmeton Telegrafi.
Për stolisjen e degëve të tyre, janë vënë mbi 21 mijë drita shumëngjyrëshe, si dhe shumë dekorime të tjera.
“Po që se pyeteni se cilin vend e viziton Babagjyshi i Vitit të Ri, mos u mendoni gjatë. Sajën dhe drerët ai i lë para lokalit tim ku hyn për të pirë një çaj të nxehtë”, ka thënë O’Brien.
Për këtë stolisje, ai shpenzon mbi 30 mijë euro vetëm për kultivimin e bredhave, të cilat i rrit vet nëpër vazo të mëdha.
Për një kohë ai e mbyll lokalin, derisa i vendos zbukurimet, për ta hapur më pas për publikun. /Telegrafi/