Pas një pauze të gjatë mbrëmë u transmetua episodi special i serialit vendor “Kafeneja Jonë”, të cilit iu bashkëngjitën një kast aktorësh të rinj.
Ndër ta edhe aktorja Lyra Gjoci, e njohur nga seriali “Zyrja për gjithçka”, në rolin e “Elit”.
Përveç talentit që ajo ka për aktrim, njihet edhe për pamjen e saj të përkryer. E bukur dhe joshëse u shfaq edhe në episodin e parë të serialit.
Ajo tash e masë do luaj përkrah kolegëve të saj Fatmir Spahiut, Donat Qosja, Fatos Kryeziut dhe Teuta Krasniqi, të cilët poashtu ishin pjesë e serialit “Zyrja….”.
Se a do pëlqehet nga shikuesit, sa nga roli i mëhershëm mbetet të shihet në vijim. /Magazina/Telegrafi/