Site icon Telegrafi

Kafeneja e famshme në Split të Kroacisë ka mbyllur dyert pas 53 vitesh funksionimi – bëhet e ditur edhe arsyeja

Një kafene e famshme në Split ka mbyllur dyert pas 53 vjetësh dhe nuk punon më.

Dhe arsyeja e mbylljes, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, qëndron në marrëdhëniet pronësore-juridike.

Gjegjësisht, siç shkruajnë mediat kroate, pronari i vërtetë i hapësirës nuk është i gatshëm të zgjasë qiranë e familjes që drejtonte kafenenë.

Pronari zotëron 2/3 e hapësirës prej gjithsej 50 metra katrorë, ndërsa pronari i kafenesë ka pak më pak se dy metra katrorë. Pjesa tjetër e mbetur i përkasin shtetit.

Kafeneja, e cila kishte aparatin e espresso në ish-Jugosllavi, ishte e vendosur në rrugën Iza Lozhe në Split, dhe emri i saj origjinal ishte Balun bar. Më vonë u quajt Gaga. Edhe pse tani është mbyllur, lokali ende mban inventarin.

Kafeneja u hap më 13 qershor 1968 dhe ishte në pronësi të Davor Grçiq Gaga, një ish-futbollist i Hajdukut. /Telegrafi/

Exit mobile version